E rëndë/ Humbi punën gjatë pandemisë, burri shet djalin e porsalindur për 20 mijë euro

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë. Një burrë i prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit sa i takon aspektit financiar, ka nxjerrë në shitje djalin e tij të porsalindur për 20.000 euro.
Shitja e vogëlushit dyshohet se ka ndodhur online. Babai i tij, raportohet se ka komunikuar me një të huaj dhe kanë rënë dakord për të dorëzuar fëmijën.

Advertisements

Sipas raportimeve, burri vendosi të kryente këtë akt ekstrem për shkak se humbi punën gjatë pandemisë dhe ishte në kushte të vështira ekonomike.

Burri, i identifikuar si një punëtor emigrant, thuhet se ishte përballur me presion të “madh” financiar për shkak të humbjes së punës. Ai dyshohet se e bindi gruan e tij shtatzënë të binte dakord për marrëveshjen e paligjshme përpara se të tregtonte foshnjën e tyre 40 ditëshe.

Advertisements

Foshnja iu shit një gruaje, e cila prej kohësh kërkonte një fëmijë. Rasti ra në gjurmët e policisë dhe tanimë burri është arrestuar e marrë në hetim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Na bëri Shqipëria me euro por me thinja shumë”, Renato Mekolli bëhet nostalgjik në postimin e fundit (VIDEO)
Artikulli tjetërTërmetet e orëve të fundit/ Flet sizmologu: Nuk ka vend për panik, këto janë të zakonshme…