Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur fyerjeve që i drejtoi dje shefi i qeverisë gjatë emisionit “Open”. Në një postim në Facebook, ku ka publikuar foton e Ramës, Berisha thotë se është kryeministri një kartolinë me mbetje të patretshme, e jo siç deklaroi Rama për të që e quajti një ‘pusetë dixhitale’.
Advertisements
POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:
Dje mbrëma kryeministri Edi Rama fyejti disa herë Sali Berishën, duke iu referuar si një “mbetje organike e papërpunueshme”.
Advertisements
“Ky është lideri yt shpirtëror. E kam sjell këtu këtë pusetë sepse është një nga shumë shembujt. Nxjerr puseta e Lalzit, një fotografi dhe thotë në zyrën e ndrikullës Hajri. Shiko çfarë burri, malësori, shiko çfarë edukate, mbeturine e papërpunueshme. Kjo është një foto e cila për fat të mirë është në Instagramin e ministres së Shëndetësisë më 8 mars dhe e nxjerr sikur është një foto e djeshme. Ndajeni mendjen që fatalitetet janë të pashmangshme. Në Shqipëri nuk po ndodh asgjë ndryshe ngase po ndodh në vendet e tjera. Ish-kryeministri është një mbetje organike e papërpunueshme. Kaq! Nuk kam më asnjë fjalë për atë dhe mos ma sill më. Ai qelbet mbi dhe. Ky është zotëria. Jam shumë krenar që as nuk më ka shkuar mendja ta votoj ndonjëherë. Shkollat do të mbyllen vetëm nëse do ta sugjerojë komiteti teknik. Komiteti teknik i ekspertëve nuk sheh sot arsye për të mbyllur shkollat”, tha Rama.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!