“E pi kafen për adet, nuk i ndjej shijen”-Eneda Tarifia infektohet me koronavirus, tregon gjendjen e saj: Ju ftoj tek shtëpia ime që…

Eneda Tarifa është bashkuar personazheve të njohur shqiptar të infektuar me COVID.

Advertisements

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur zbuloi lajmin pak më parë në një video në Instagram.

Ajo u shpreh se është asimptomatike dhe nuk ndjen asgjë. Por dyshoi se ishte prekur nga koronavirusi pasi humbi shijen dhe nuhatjen.

Advertisements

Këngëtarja tha se është izoluar në shëpi së bashku me vajzën e saj, pasi prej dy ditësh edhe Aria kishte shfaqur simptoma gripale.

Teksa komunikonte lajmin, Eneda Tarifa kishte një filxhan kafeje në dorë, por u shpreh se po e linte vetëm për adet pasi nuk ia ndiente shijen.
Ajo uroi të prekurit nga koronavirusi që të kalonte sëmundjen po aq lehtë sa moderatorja, pa simptoma të rënda.
“Shpresoj të jeni mirë. Mua dje më iku shija, kjo ishte një shtysë që unë të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë diku, nuk e di se ku, megjithëse ruhem në çdo moment dhe kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Jam asimptomatike se nuk ndjej absolutisht asgjë, asgjë. E vetmja gjë që më bëri të bëja tampon ishte fakti që humba shijen dhe nuhatjen. Ndërkohë që jam qeflije e ushqimit e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjen shijen e tij, bëhem keq.

Ka gjëra funny, që nuk ndien dot erëra dhe nuk nuhat dot. Tani po pi kafe tani, nuk e kam idenë se çfarë shije ka, por di sa sheqer ka dhe po e bëj si adet. Shpresoj të mos përkeqësohet dhe mendoj se kështu do ta kalojë. Nëse të gjithë e kalojnë kështu si mua, ju ftoj tek shtëpia ime që ta merrni nga unë dhe të keni këto simptoma, pasi s’kam simptoma fare (qesh). Shpresoj që shumë që kushdo ta kalojë si unë. Jam izoluar me Arian, kishte dy ditë si gjendje gripale, me temperaturë 37,5 deri në 37.9. kështu që ne të dyja do e kalojmë shumë mirë karantinimin në shtëpi. Do më mungojë pak Portokallia,”- tha moderatorja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHabit Elton Ilirjani: Nuk do të më shihni më të zhve shur, i kërkoj falje gjitha nenave(E PLOTË)
Artikulli tjetërTestet e shpejta, KE rekomandon strategji të re: Të përdoren tek njerëzit me simptoma, kanë pasaktësi tek asimptomatikët