Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama ka nxjerrë pamje ku pacientët shihen në intubim, të shtrirë në shtretërit e spitaleve për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Advertisements
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë ka publikuar pamje nga ‘vija e zjarrit’ në spitalet Covid. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama ka nxjerrë pamje ku pacientët shihen në intubim, të shtrirë në shtretërit e spitaleve për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pëprapara gazetarit të ERTV, Najada Çomo tregon edhe disponibilitetin e mjekëve për të pritur pacientët me Covid-19 që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
“Ne jemi të disponueshëm në çdo çast, siç e shikoni pacientët kanë kushtet e nevojshme për tu kuruar nga koronavirus. Edhe auto-ambulancat që shikoni jashtë Infektivit, janë aty gati për të pritur pacientët,”- tha Como.
Advertisements
Një tjetër infermiere, vetëm 22 vjeçe tregon si iu bashkua luftës ndaj Covid-19.
“Aplikova në platformën ‘infermierë për Shqipërinë’. Jam vetëm 22 vjeç dhe jamë shumë krenare për veten, kam në duar jetë njerëzish,”– thotë vajza në fjalë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!