Joe Biden do të jetë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka më asnjë pengesë.
Advertisements
Rinumërimi i votave në Xhorxhia (Georgia), i kërkuar nga Donald Trump me pretendimin se aty kishte vjedhje të mëdha që i kishin hequr atij fitoren, jo vetëm që nuk ka ndryshuar emrin e fituesit, por Joe Biden ka thelluar edhe më tej votat pro tij.
Mediat amerikane shkruajnë se nga ruinumërimi i përfunduar natën vonë, Joe Biden është shpallur zyrtarisht fitues pasi nga rinumërimi ai ka thelluar diferencën me Donald Trump, duke dalë 12,284 vota para.
Advertisements
Biden është shprehur se ishte i sigurt se Trump e dinte se nuk do të fitonte dhe kishte treguar “papërgjegjshmëri të pabesueshme”. Demokrati do të marrë detyrën në janar si presidenti i 46-të i SHBA.
Të enjten, Sekretari i Shtetit i Xhorxhias, Brad Raffensperger, tha se kontrolli me dorë i fletëve të votimit nuk kishte ndryshuar fitoren e Biden në këtë shtet. “Kjo është një meritë për punën e palodhur të zyrtarëve tanë të qarkut dhe zgjedhjeve lokale që lëvizën shpejt për të ndërmarrë dhe përfunduar një detyrë kaq të rëndësishme në një periudhë të shkurtër kohe”, ka thënë ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!