Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur zyrtarisht urdhrin për ndalimin e ceremonive.
Advertisements
Pas vendimit të Komitetit Teknik që ndalon dasmat dhe ceremonitë mortore përtej familjare, ministrja Manastirliu ka firmosur urdhrin për ndalimin e grumbullimit në vende të mbyllura apo të hapura.
“Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona të vende të mbyllura apo të hapira, konferencat, tubimet, mbledhjet partia, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë”, thuhet në vendimin e ministres, nr. 5139.
Advertisements
Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në Fletore Zyrtare, çka do të thotë se zbatimi i tij ka hyrë në fuqi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!