Do të ketë arre stime edhe në Shqipëri, zbardhen 3 institucionet që pritet të vihen në hetim nga Haga

Ditën e djeshme Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi aktakuzat për ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-kreun e PDK Kadri Veseli, Jakup Krasniqin dhe 8 ish-lu ftëtarë të tjerë të UÇK-së, që akuzohen për kri me lu fte në vitet 1998-1999.

Advertisements

Sipas burimeve fletë arre stimet e prokurorit special Jack Smith për kri me lu fte mund të lëshohen edhe për shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri.

Një burim diplomatik në dijeni të zhvillimeve të kësaj çështje i tha gazetarit të Top Channel, se arrestimet më të fundit te ish drejtuesve të lartë të UÇK-së në Kosovë janë vetëm fillimi një vale të gjatë arrestimesh, personash që do t’u duhet të përballen me kr ime lu fte.

Advertisements

“Për aq kohë sa gjatë luf tës shteti shqiptarë lejoi ngritjen e bu rgjeve të UÇK në territorin e vet nga ku është vërtetuar se kanë ndodhur k rime, atëherë me të gjitha gjasat prokurorët special do t’i shtrijnë arre stimet e personave përgjegjës në Shqipëri”, tha burimi diplomatik.

Në dokumentin e plotë të aktakuzës njohur si aneksi 3 publikuar dje nga Gjykata Speciale e Hagës krahas bur gjeve të UÇK në territorin e Kosovës renditet edhe tre b urgje në Kukës, Has dhe Cahan të Tropojës ku prokurorët thonë se janë konsumuar kr ime lu fte.

Këto b urgje në territorin shqiptarë krahas ushtarëve të UÇK ruheshin dhe nga qytetarë Shqiptarë prej zonave të veriut që iu bashkuan UÇK.

Sipas ‘Top Channel’ nëse prokurorët do të duan të arrestojnë edhe shtetas shqiptarë atëherë do të jemi përpara skenarit të detyrimit të Shqipërisë për të pranuar zgjerimin e veprimit të kësaj gjykate edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ka të dhëna jo zyrtare, se prokurorët e Hagës kanë të administruar në dosjen hetimore edhe një vendim të Këshillit të Ministrave të qeverisë shqiptare në vitin 1998 firmosur nga të gjithë ministrat e asaj kohe për armatimin e UÇK dhe vënien në dispozicion të bazave për qëllime prapavije në Verilindje të Shqipërisë.

Kjo është edhe pjesa më problematike që e përfshin Shqipërinë në këtë hetim pasi me vendim qeverie të asaj kohe u lejuan lehtësi për UÇK e cila krahas marrjes të armatimit, kampeve stërvitore, ngriti edhe 3 burgje nga ku sipas prokurorëve nga keqt rajtimi humbën jetën disa persona.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU plagos në aksident, vd es pas 5 ditësh në spital 67-vjeçari
Artikulli tjetërPS e futi në ‘korniza’, Meta: Kam zero interes për çdo përpjekje puçiste