Sipas librit të fundit të Biblës, 666 (Damka e bishës) është numri ose emri i bishës me shtatë kokë e dhjetë brirë që del nga deti. Kjo bishë është simbol i sistemit politik mbarëbotëror, i cili sundon mbi «çdo fis, popull, gjuhë dhe komb».
TIRANË– “666”, kjo është targa që ka përzgjedhur Rudvan Ramazani (Hyseni) për të pasur në automjetin e tij luksoz, brenda të cilit u ek.zekutua sot. Dosja.al ka sigurar foto nga afër të mjetit me ngjyrë të bardhë të llojit “BMW X5”, që ka edhe numrat e veçantë në targa.
Advertisements
Por çfarë janë “666”?
Sipas librit të fundit të Biblës, 666 (Damka e bishës) është numri ose emri i bishës me shtatë kokë e dhjetë brirë që del nga deti. Kjo bishë është simbol i sistemit politik mbarëbotëror, i cili sundon mbi «çdo fis, popull, gjuhë dhe komb». Sipas Biblës, Perëndia e emërtoi bishën 666 si simbol të karakteristikave të saj dalluese. Numri gjashtë nënkupton papërsosmëri. Bibla thotë se njerëzit marrin «damkën e bishës» sepse e ndjekin «me admirim» deri aty sa e ad.hurojnë. Bisha ka autoritet, fuqi dhe fron.
Advertisements
T’i ketë hyrë vërtet kaq thellë studimit të këtyre tre numrave dhe ta ketë zgjedhur posaçërisht Hyseni?
Këtë nuk dimë ta themi dhe madje as ai vetë nuk na e shuan dot më kuriozitetin pasi paraditen e sotme, u ek.zekutua në mënyrë maf.ioze. Ridvan Ramazani (Hyseni) ishte duke udhëtuar me automjetin e tij BMW, në momentin që i është bërë pritë pranë një pike karburanti dhe është vr.arë. Deri më tani e vetmja gjë që është gjetur në lidhje me vra.sjen e Ramazanit është makina e dje.gur e autorëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!