Damian Gjiknuri ndan lajmin e hidhur: Me pikëllim mora lajmin se ai nuk jetonte me

Damian Gjiknuri ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur të vdekjes së trajnerit të klubit të Flamurtarit në basketboll për femra. Viron Toska humbi betejën me COVID-19. Gjiknuri i pikëlluar shpreh ngushëllimet për familjen, miqtë dhe të afërmit e ish-trajnerit.

Advertisements

Postimi i Gjiknurit

Me pikëllim mora lajmin se Viron Toska, trajneri rekordmen i klubit të Flamurtarit në basketboll për femra, humbi betejën me COVID-19.

Advertisements

Vlora humbi një qytetar model, vlonjatët humbën njeriun që me punën e suksesin e tij i bëri të ndjehen krenar edhe në momente të vështira ndërsa sporti shqiptar humbi një profesionist të klasit të parë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Maskat ishin të lyera me COVID”, këngëtari i njohur shqiptar i befason të gjithë me ato që tregon
Artikulli tjetërBieta vë në lojë Olsi Bylykun, reagimi kur mëson se e dashura s’ i ka marrë leje