Çfarë qëndron pas fotos më të famshme në Internet

Të gjithë mund ta mbajnë mend këtë foto që u bë meme për shumë ngjarje.

Advertisements

Që nga viti 2005, ky imazh është bërë një nga më të njohurit në internet.

Emri i vërtetë i “Disaster Girl” është Zoe Roth, një 20 vjeçare nga Liqeni Tahoe në bregun lindor të SHBA dhe ajo ka folur se çfarë qëndron pas asaj fotoje.

Advertisements

“Unë isha 5 vjeç dhe po shikonim televizor me familjen, ishte një ditë normale kur filluan sirenat e zjarrfikësve dhe kur dolëm jashtë pamë tymin e madh që kishte përfshirë një shtëpi dy blloqe larg nesh”, tha Roth.

Zoe tregon se ata shkuan për ta parë nga afër, por askush nuk po bënte asgjë.

“Babi im sapo kishte blerë një aparat fotografik, ne u afruam dhe menduam se ishte një zjarr i vërtetë, por pastaj pamë që zjarrfikësit nuk po bënin asgjë dhe kuptuam se shtëpia iu ishte dhënë atyre për një test. Unë nuk e dija se ishte një zjarr eksperimental dhe mbaj mend po shikoja përreth për të kuptuar çfarë po ndodh. Babai im po fotografonte të gjithë ngjarjen dhe pastaj tha, ‘Është radha jote për të buzëqeshur’, kjo ishte arsyeja pse unë qesha, kjo ishte mënyra se si unë buzëqeshja atëherë”, tregon 20 vjeçarja.

Në nëntor 2007, Dave, babai i saj hyri në një konkurs të drejtuar nga një revistë fotografike, ku fitoi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPresidenti Meta pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio: Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona
Artikulli tjetërPo vijnë ditët e ftohta, ja si do të jetë moti në veri dhe jug të Shqipërisë