Klientët në një bar në romë, mund të flasin për historinë, të bëjnë thashetheme, të flasin për kulturën apo motin, shkurt, për gjithçka që duan përvec koronavirusit.
Advertisements
Kristina Mattioli, pronarja e një bari të quajtur Feeling, ka vendosur të ndalojë të gjitha bisedat mbi covidin në lokalin e saj pasi gjendja e shumë njerëzve është rënduar shumë dhe atmosfera është rënduar jo pak.
Ajo vendosi dy njoftime në bar. Në njërin prej tyre shkruhej: Bisedat për koronavirusin janë të ndaluara ndërsa në tabelën tjetër, sugjeroheshin tema alternative bisede, mes të cilave, sezoni i radhës i grande frattelo-vip.
Advertisements
“Pas nëntë muajsh, është bërë shumë e rëndë e gjithë kjo. Të gjithë kanë teoritë e tyre për atë që duhet ose nuk duhet të ndodhë. Ne nuk jemi virologë apo pjesë e qeverisë që duhet të marrim vendime. Është e rëndësishme që të ndjekim rregullat dhe të jemi të kujdesshëm por është e rëndësishme edhe që të mos nënvlerësojmë pasojat psikologjike të pandemisë ndaj edhe kjo ishte një mënyrë e këndshme për të thënë…të mos harrojmë temat e tjera….”, thotë ajo. Dhe nisma, duket se është pritur mirë. Klientët e kanë pëlqyer atë dhe shumë shprehen se më në fund kanë gjetur një vend ku të pijnë një kafe në paqe…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!