Vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gresa ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas paraqitjes së parë të babait të saj para Gjykatës Speciale në Hagë.
Advertisements
Ndër të tjera, ajo ka shkruar se babai i saj do të kthehet fitimtar në tokën shqiptare.
“Babi, Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot. Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty.Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar. Të presim babi dhe të duam shumë!”.
Advertisements
Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së djeshme, është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Gjykatën Speciale në Hagë. Krasniqi mohoi akuzat e ngritura nga gjykata.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!