Arjan Konomi flet për herë për papjonin dhe tregon këshillën që i dha vajzës së virgjër në “Për’Puthen”: Kujdes nga…

Opinionisti Arjan konomi, këtë të premte ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku foli për librin e tij më të ri.

Advertisements

Ndërkohë Konomi foli edhe për pjesëmarrjen në emisionin “Për’puthen”. Ai tregoi se përse i doli në krahë konkurrentes më të re, Sindi Locit, e cila deklaroi se është e virgjër. Arjani theksoi se ajo është pa eksperiencë në marrëdhënien me meshkujt, e ai i ka dhënë disa këshilla që të ketë kujdes nga “djemtë që dinë të joshin”.

“Njerëzit kjo fjalë i tremb, por duhet mësuar me këtë fjalë. Sytë, buzët, veshët, i themi por pse nuk duhet të flasim për pjesët tjetër të trupit që na joshin. Unë e bëra, sepse ka disa kodoshë që dinë të bëjnë një bajzë për vete, më vinte keq që ajo të binte pre e këtyre djemve me eksperiencë. Të gjithë femrat në dashurinë e parë janë në këtë rrezik”, tha Ajrani.

Advertisements

Ndërkohë opinionisti i emisionit të dashurisë foli edhe për një aksesor shumë të rëndësishëm të veshjes së tij, papjonin. Ai tha se e gjitha nisi si një kërkesë e miqve të tij por që tani ndihet mirë me të, duke shtuar se është një kthim identiteti.

“Është një rikthim i vitit 50-60 dhe është kthim identiteti. Fakti që merren me papjonin tim më pëlqen, do të thotë që ka tërhequr vëmendje”, tha opinionisti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMund të krijojnë mutacion të Covid-19, Danimarka paralajmëron zhdukjen e miliona nuselalave dhe bllokon vendin deri në 3 dhjetor
Artikulli tjetërPrezantoi “prurjen” në PS/ Rama batuta me të renë në Durrës: Kishe emocione, me aq sa ke dëgjuar për mua, mirë u mbajte