Austria, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Gjermania, si dhe ekuipazhi janë në karantinë në kabinat e tyre ndërsa anija po qendron në ishullin e Barbadosit.
KARAIBE-Pesë persona në bordin e anijes së parë të lundrimit që lundroi në Karaibe që nga fillimi i pandemisë kanë dalë pozitiv me Covid-19, vetëm një ditë pasi u raportua rasti i parë udhëtimit të linjës.
Advertisements
Ndërkohë, 53 pasagjerë të anijes, 37 amerikanë dhe 16 të tjerë nga Britania e Madhe, Austria, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Gjermania, si dhe ekuipazhi janë në karantinë në kabinat e tyre ndërsa anija po qendron në Barbados.
Gjithashtu është bërë e ditur se nga 53 pasagjerët, ka persona që kanë rezultuar pozitivë, por nuk është bërë i qartë numri.
Advertisements
Infeksionet vijnë si një goditje për industrinë e lundrimit që është shkatërruar nga pandemia pasi udhëtimet ranë në mars mes frikës së përhapjes së virusit. Udhëtimi anijes Sea Dream 1 kishte për qëllim të rikthente besimin në industri, duke filluar lundrimin sërish me protokolle të rritura të sigurisë. Shumë nga udhëtarët janë gazetarë dhe blogerë udhëtimesh të ftuar për të dokumentuar udhëtimin.
Lundrimi ishte i pari nga 22 lundrimet në Karaibe të planifikuara deri në pranverë që shpresonin të rigjallëronin industrinë. Anija ishte planifikuar të bënte ndalesa në ishujt në Shën Vincent dhe Grenadinet dhe Grenada.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!