Angela Merkel flet për Covid-19 pas izolimit të vendit: Shifrat kanë filluar të stabilizohen

Sipas mediave gjermane ajo ka thënë se kurba e infektimeve po ulet edhe pse me ritme të vogla
GJERMANI-Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një mbledhje me Kryeministrat e vendit sot në orën 14:00 është shprehur se shifrat kanë filluar që të stabilizohen. Sipas mediave gjermane ajo ka thënë se kurba e infektimeve po ulet edhe pse me ritme të vogla.

Advertisements

“Shifrat kanë filluar të stabilizohet. Me ritme të vogëla por po stabilizohen,” ka thënë Merkel.

Merkel gjithashtu ka shprehur mendimin për të ndalim më të rreptë të popullatës në mënyrë që situata e Covid-19 të përmirësohet sa më shumë. Por masa më të rrepta të Covid-19 në Gjermani janë kundërshtuar nga udhëheqësit e vendit pasi do të kishte shumë pa kënaqsi në popull.

Advertisements

Në 2 nëntor Gjermania u fut në një izolim 1 mujor të vendit ku u mbyllën të gjitha restorantet, lokalet, pishinat, sportet jo elitare dhe lojërat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKosovë/ Paralajmërohen masa të reja për secilën komunë
Artikulli tjetërPavion Covid edhe në Korçë/ Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në juglindje