Aksident tek “Shkalla e Tujanit”, makina del nga rruga, ndërron jetë një person

Tiranë/Informacion paraprak

Advertisements

Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVazhdojnë shifrat e larta në Kosovë/ 10 viktima dhe 707 të infektuar si pasojë e Covid
Artikulli tjetërNxihet lumi Osum/ALA RMOHEN banorët: Situata është shumë rëndë, sëmundjet do të shtohen, rrezik epidemia