Një person ka mbetur i pla gosur rëndë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti rrugor në Tapizë.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën Fushë Krujë-Kamëz, në afërsi të Tapizës, ndërsa një prej shoferëve si pasojë e plagëve dhe gjendjes së rëndë shëndetësore, është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe zhbllokimin e trafikut për të lejuar mjetet të vijnë drejt Tiranës dhe pjesë tjetër të vendit, ndërsa identiteti i personave të përfshirë nuk bëhet ende i ditur.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!