Afro 1.5 milionë të vdekur nga COVID 19 në gjithë botën

Numri i infeksioneve me koronavirus është më shumë se 62 milion në shkallë globale, sipas Universitetit Johns Hopkins. Shetet e Bashkuara kanë më shumë se 13 milion infeksione me COVID-19 – më shumë se në çdo vend tjetër, pasuar nga India me më shumë se 9 milion raste dhe Brazili me 6 milion.

Advertisements

Pothuajse 1.5 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga virusi. SHBA përsëri kryeson listën me më shumë se 266,000 vdekje, pasuar nga Brazili me më shumë se 172,000 vdekje dhe India me gati 137,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti i zgjedhur Joe Biden emëroi tre anëtarë të rinj në bordin e tij këshillues për COVID-19.

Advertisements

Zoti Biden shtoi Jane Hopkins, Jill Jim dhe David Michaels për të “konsoliduar punën e bordit dhe për të ndihmuar që të sigurojnë që planifikimi ynë për COVID-19 të adresojë pabarazitë në rezultatet shëndetësore dhe fuqinë punëtore”, tha ai.

Zonja Hopkins është një infermiere e specializuar në shëndetin mendor dhe shërben në grupin e punës të shtetit të Uashingtonit për COVID-19.

Zonja Jim është anëtare e komunitetit Navajo dhe drejtore ekzekutive në departamentin shëndetësor të tij. Ajo është përqendruar në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe adresimin e kujdesit shëndetësor dhe pabarazive shëndetësore midis indianëve amerikanë / vendasve të Alaskës.

Prof. Michaels është një epidemiolog dhe profesor i shëndetit mjedisor dhe profesional në Shkollën e Shëndetit Publik të Institutit Milken, të Universitetit George Washington.

Në Britani, kryeministri britanik Boris Johnson po u kërkon ligjvënësve të mbështesin kufizime të reja për të mos mbingarkuar spitalet e vendit para se të miratohet dhe shpërndahet një vaksinë për koronavirusin.

Masat e reja do të vendosnin 99% të vendit nën dy nivelet më të larta të kufizimeve kur rregullat aktuale të skadojnë të martën. Kufizimet e reja do të zgjasin rreth një muaj.

Një numër në rritje i anëtarëve të vetë partisë Konservatore të zotit Johnson janë kundër kufizimeve të reja. Të shtunën, policia e Londrës shpërndau protestat kundër mbylljes dhe kundër vaksinave, duke arrestuar më shumë se 150 vetë.

Qeveria shpreson që një vaksinë, dozat e para të së cilës mund të vihen në dispozicion në spitalet britanike që nga 7 dhjetori dhe testimi masiv mund t’i japë fund nevojës për kufizime. Britania ka pësuar shpërthimin më të keq të COVID-19 në Evropë, me më shumë se 57,000 vdekje të lidhura me virusin, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Parlamenti do të votojë të martën mbi kufizimet e reja të zotit Johnson.

Koreja e Jugut ka qenë një nga historitë e suksesit në botë në luftën kundër koronavirusit, por një rritje e fundit e rasteve e ka detyruar vendin të ndalojë festimet e fundvitit, si dhe mësimet e këngës dhe muzikës me instrumente frymore. Koreja e Jugut po mbyll gjithashtu sauna, dhoma me avull dhe disa kafene./VOA/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLuana Vjollca i mahniti të gjithë me look-un që zgjodhi me rastin e Ditës së Pavarësisë, por e merrni dot me mend sa ka shpenzuar për të?
Artikulli tjetërKosovë/ 16 të vdekur dhe 626 raste të reja me Covid