Ajo u kthye në një nga personazhet më të komentuara në sezonin e dytë të “Përputhen”.
Advertisements
Bëhet fjalë për Shqipen – e cila u dallua për mënyrën e saj të të shfaqurit në ekran pa filtra.
Por, kur kanë kaluar ditë që Shqipja nuk është pjesë e emisionit, duket se ajo vazhdon të bëjë zhurmë në rrjet dhe janë të shumtë ndjekësit që e kërkojnë atë.
Advertisements
“Shqipe, kthehu se bëmë shaka”, ishte ky një nga postimet e bëra në rrjetin social Instagram, si për të treguar se edhe ata që dikur e shanin, sot Shqipja po u mungon.
Por, me sa duket Shqipen do të vazhdojmë ta shohim, edhe pse jo në “Përputhen”.
Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, por ka zgjuar edhe vëmendjen e mediave të shumta, të cilat nuk kanë hezituar për ta intervistuar.
Së fundmi, Shqipja do të jetë e ftuar në emisionin “Prive” në Kosovë.
Në këtë puntatë, të gjithë do të shohim një Shqipe ndryshe, pas inga informacionet e meganews.al, ajo do të flasë më shumë për disa gjëra që nuk janë thënë, disa të vërteta që askush nuk i dinte dhe një anë krejtësisht ndryshe të Shqipes.
Po, po… e keni parë duke bërtitur në “Përputhen”? Ju janë fiksuar vetëm të bërtiturat e saj?
Epo, përgatituni për Shqipen tjetër, e cila vjen sërish në ekranin e vogël, këtë të premte!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!