A duhet të izolohet Shqipëria sërish? Flet mjeku i njohur

Mjeku Vasil Llajo në një lidhje me Skype nga Greqia komentoi situatën e pandemisë në shtetin fqinj, e cila do të hyjë në një izolim kombëtar 3-javor pasi rastet e reja janë rritur ndjeshëm.

Advertisements

“Është një mbyllje e plotë për të gjithë Greqinë duke lënë vetëm disa dritare të vogla për kategori të caktuara. Baret dhe restorantet janë të mbyllura, vetëm aktivitetet prodhuese, mjekësore dhe ato që janë në lëvizje për emergjenca.

Shkollat fillore dhe 8-vjeçaret janë të hapura, vetëm gjimnazet dhe Liceu janë mbyllur. Nuk dihet se kur do të mbarojë, kjo bëhet për të shpëtuar sistemin shëndetësor nga kolapsi. Mbingopja e spitaleve është frika më me madhe që e detyroi qeverinë për të mbyllur gjithë aktivitetet.”, tha ai.

Advertisements

I pyetur nga gazetari Enkel Demi se nëse duhet të futet në izolim dhe vendi ynë, ai tha: “Nuk besoj se duhet të presim në limitet e kapaciteteve por duhet të modifikohet politika midis një politike lockdown të ashpër të Greqisë në këto momente ose parciale dhe të pjesshme të Italisë që e ka sektoriale sipas qarqeve. Diku aty në mes duhet të jetë Shqipëria.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJa mosha ideale kur duhet të martoheni sipas shenjës së horoskopit
Artikulli tjetërPërmbyset rezultati në Georgia, Joe Biden ‘një hap’ larg Shtëpisë së Bardhë