28 Nëntori/ Presidenti rus Vladimir Putin uron shqiptarët

Në 108 vjetorin Pavarësisë së Shqipërisë urimi i veçantë ka ardhur dhe nga Rusia.

Advertisements

Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi që i ka dërguar dërguar Presidentit Meta. Ai shkruan ndër të tjera se është i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

“I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve tuaj lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin”, thuhet në mesazhin e Putin. Mesazhi i tij është bërë publiknë faqen e ‘Facebook të ambasadës ruse në Tiranë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbi flamurin kombëtar mbi shpinë/ Dua Lipa u uron shqiptarëve Ditën e Pavarësisë: Krenare që jam shqiptare!
Artikulli tjetërSkenarët për një tjetër karantinë totale/ Brataj panik tek popullata: Një mbyllje disajavore(VIDEO)