“22 vjet nga miratimi i Kushtetutës nga populli”/ Presidenti Meta: Vetëm qytetarët do t’ia kthejnë legjitimitetin institucioneve përmes referendumit të 25 prillit

Presidenti i Republikës IIir Meta, shkruan se sot bëhen 22 vjet nga miratimi i Kushtetutës nga populli.

Advertisements

Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit thekson se vetëm populli do t’ja kthejë legjitimitetin institucioneve përmes referendumit të 25 prillit.

“Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli. Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”. Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit”, shkruan Presidenti Meta.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLuana Vjollca sërish në vëmendje ndërkombëtare, “bën për vete” Lele Pons dhe Guaynaa!
Artikulli tjetërNga dëshira për të pasur fëmijë, tek vajtimi për 3 vite për ish të dashurin/ Albana i rrëfen të gjitha “N’fermë”…