Ndërkohë që 193 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 17.055.
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 11 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 765 të tjerë. Ndërkohë që 193 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 17.055.
Advertisements
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 28.616 raste pozitive, ndërsa 809 persona kanë humbur jetën.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!