Vjen lajmi i madh nga Italia per emigrantet shqiptare! Ndryshon rregulli i karantines, tani duhet te

Italia redukton regjimin e karantinimit nga 14 ditë në 10 ditë si dhe eleminon rregullin e 2 tamponëve me rezultati negativ për të dalë nga karantinimi.

Advertisements

Prej ditës së nesërme do të mjaftoj një tampon i vetëm me rezultat negativ për të dalë nga regjimi i izolimit, njofton gazetarja e RTV Ora në Itali, Alba Kepi.

Siç raporton ajo, është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Romë mbledhja urgjente e Komitetit Tekniko-Shkencor ngritur pranë qeverisë Conte mbi pandeminë, me pjesëmarrjen e Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza.

Advertisements

Komiteti tekniko-shkencor vendosi reduktimin e kohës së karantinimit nga 14 ditë në 10 ditë për persona pozitiv Covid 19, me simptoma apo pa simptoma. Në përfundim të kësaj periudhe ata duhet të kryejnë vetëm një tampon që të vërtetojë negativitetin për të dalë nga karantimi.

Po 10 ditë është vendosur koha e izolimit me besim për të afërmit e tyre që per momentin nuk kanë rezultuar të infektuar.

Do të duhen 21 ditë izolim për personat që tamponi i kryer pas 10 ditësh karantinim është akoma pozitiv.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI nfektuar me Covid-19, drejtori i Policisë Kufitare të Gjirokastrës Arben Joco niset urgjencë drejt Turqisë
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ Nëse nuk mbani maskën në rrugë, gjobiteni me 3 mijë lekë