Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot të gjithë qytetarët që kanë zbatuar vendimin për vendosjen e maskës në ambientet e hapura. Në një koment në rrjetet sociale, teksa iu thotë të gjithë qytetarëve “ju dua shumë”, numri një i qeverisë thotë se edhe ai ka përjetuar një moment mërzitjeje, kur ka vendosur maskën sot, por e gjitha ka kaluar me mendimin e një izolimi të dytë.
Advertisements
POSTIMI I KRYEMINISTRIT:
Nga dita e sotme, të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë. Qytetarët të cilët nuk do mbajnë maskë do të gjobiten me 30 mijë lekë të vjetëra dhe në rast se veprimi përsëritet gjoba shkon në 50 mijë lekë të vjetra. Nga vëzhgimi i ditës së parë në qytetet kryesore, qytetarët e kanë respektuar vendimin, ndërsa mosha më e pabindur janë të rinjtë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!