U shkarkua pasi lejoi fejesën në anijen ushtarake/ Artur Meçollari padit Shtabin dhe Ministrinë e Mbrojtjes: Gjithçka ndodhi pas telefonatës nga eprorët

TIRANË- Pas shkarkimit nga detyra si Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka paditur Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Nëpërmjet padisë, Meçollari i kërkon gjykatës që t’i japë komandën e kapitenit të marinës shqiptare.

Advertisements

Më 8 gusht, Artur Meçollari u shkarkua nga detyra si Komandanti i Forcës Detare. Ai është pjesë e flotës detare, por jo me role drejtuese. Meçollari u largua nga posti i zv.komandatin të forcave detare, pasi media publikoi pamjet se si anija e flotës ushtarake ishte dekoruar për një ceremoni private martesore.

Meçollari e mohoi që anija të ish-dekoruar me urdhrin e tij dhe tha se gjithçka kishte ndodhur pas një telefonate nga eprorët e tij në Ministrinë e Mbrojtjes.

Advertisements

Në vend të tij është emëruar shefi i

shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“ Me temperaturë prej tre ditësh”, Almeda Abazi në panik, kryen testin e Covid-19 së bashku me djalin e saj, ja rezultati
Artikulli tjetër‘Largim masiv i trurit’, Meta thirrje klasës politike: Kjo mund të jetë fatale, duhet të ndalojmë menjëherë shpopullimin e vendit