Nga ora 08:00 deri më 20:00, ambasada do të jetë e hapur për të githë personat që kërkojnë shërbime apo informacione të ndryshme.
ITALI– Ditën e djeshme Ambasada e Shqipërisë në Romë bëri të ditur se Zyra Konsullore do të mbyllej sot pasi një pjestar i stafit rezultoi pozitiv me koronavirus.
Advertisements
Puna në ambasadë u pezullua mirëpo pritet që të rinisë ditën e nesërme, me 16 tetor.
Nga ora 08:00 deri më 20:00, ambasada do të jetë e hapur për të githë personat që kërkojnë shërbime apo informacione të ndryshme.Shërbimi do të rifillojë në kushtet e sigurisë për gjendjen shëndetësore të të gjithë punonjësve dhe higjenizimit të mjediseve të punës dhe të shërbimit. Ata që nuk mundën të zhvillonin takimin e lënë një ditë më parë, do të rikontaktohen nga punoënjësit e institucionit për të lënë një datë tjetër takimi.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!