Trump po trajtohet me ‘kokteil’ antitrupash për koronavirusin, por çfarë është REGN-COV2?

Mjeku i Presidentit Donald Trump, Sean Conley, tha se Kreu i Shtëpisë së Bardhë po trajtohet për Covid 19 me një ‘kokteil ‘eksperimental antitrupash nga Regeneron. Por çfarë është ai?

Advertisements

Prof Peter Horby, një epidemiolog i Universitetit të Oksfordit, i cili kryeson Grupin Këshillimor të Kërcë nimeve Virale të Frymëmarrjes New and Emerging, thotë se është një “kokteil i dy antitrupave”.

“Anitrupat e prodhuar artificialisht, të cilët imitojnë mbrojtjen natyrore të trupit kundër viruseve, janë krijuar për t’u lidhur fort me një proteinë në sipërfaqen e virusit”, tha ai.

Advertisements

“Ndihmon në parandalimin e ngjitjes së virusit në qeliza, hyrjes në qeliza dhe gjithashtu ndihmon sistemin tonë imunitar për të sulmuar dhe vrarë virusin,” thotë ai.

Horby thotë se është “një nga barnat më premtuese” për të trajtuar Covid-19, duke pasur një efekt të fortë në kulturat e qelizave laboratorike dhe në testet te kafshët”.

REGN-COV2, ilaçi i kompanisë Regeneron, është pjesë e një klase ilaçesh eksperimentale për COVID-19, të njohura si anti-trupa monoklonale – kopje të prodhuara të anti-trupave njerëzore ndaj virusit, të cilat po analizohen si trajtim për pacientët në fazat e hershme.

Kjo teknikë po përdoret gjerësisht për trajtimin e një sërë sëmundjesh.

Kompania Regeneron njoftoi këtë javë rezultate testimesh që tregojnë se ilaçi i saj me anti-trupa përmirësoi simptomat e pacientëve me COVID-19 që nuk janë shtruar në spital, pa asnjë efekt serioz anësor dhe njoftoi se synon të hyjë në bisedime me Agjensinë e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të marrë autorizim për përdorim emergjence.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Donald Trump po kalon simptoma të lehta të COVID-19, pas njoftimit se ai dhe gruaja e tij Melania ishin testuar pozitivë me koronavirus.

Presidenti amerikan e bëri njoftimin në Twitter të premten herët dhe tha se të dy do të fillojnë karantinën.

Presidenti Trump është 74 vjeç, dhe kjo e vë në rrezik më të lartë për komplikime serioze.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVd es babai i deputetit shqiptar
Artikulli tjetër“Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë”, zëdhënësi i Presidentit Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës