Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, bëri me dije se do jetë pjesë e “Lëvizjes për Ndryshim” që do prezantohet ditën e mërkurë, nga burimet thuhet se do jenë pjesë e kësaj lëvizje të re edhe intelektual dhe padagogë të njohur.
Advertisements
Topalli cilësohet si një ish-eksponente e lartë e Partisë Demokratike që është gati të themelojnë partitë e tyre, gazetarja Sonila Meço, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, të bësh diçka të tillë 5 muaj para dates së zgjedhjeve është njësoj si të hapësh garën për tender, me rregulla të përcaktuara.
Sipas moderators dhe autores së “Tempora”-s në RTV Ora, nëse i gëzohemi shprehjes së demokracisë në një anë, mos harrojmë se nuk jemi në një sistem të tillë, as në teori e as në praktikë.
Advertisements
Sonila Meço: “Në debatin e ditës flitet për parime si p.sh e drejta për të garuar në zgjedhje, e drejta për t’u zgjedhur, e drejta për të krijuar parti politike edhe 3 muaj para zgjedhjeve, e drejta për të provuar veten në garë politike pa u paragjykuar për qëllimet…dhe jam plotësisht dakord me parimet. Plotësisht. Demokracia, liria e zgjedhjes, e drejta, konkurenca, barazia përpara ligjit janë pilastra, që mbajnë shoqërinë.
Por (dhe ka një Por të madh), që kush e anashkalon i shndëron pa a me dashje parimet e mësipërme në letër higjenike:
Në vendin ku vota blihet e shitet, dokumentohet krimi e nuk ndëshkohet askush, aty ku drejtësia ka dështuar në reformë e zbatim, aty ku balanca e pushteteve dergjet, aty ku gara e kërkuar me ligj, me kushtetutë nuk respektohet nga vendim-marrësi dhe askush nuk dënohet, të flasësh për shprehje demokracie se dhjetra parti formohen 5 muaj para zgjedhjeve është as më shumë e as më pak se të hapësh garën për tender, me rregulla të përcaktuara, ndërtuara e ndryshuara në mënyrë arbitrare për një pretendent dhe të fusësh kompani të krijuara dy javë para garës për ta legjitimuar….sado cilësore kompanitë e reja dhe drejtuesit e tyre.
Pra nëse i gëzohemi shprehjes së demokracisë në një anë, mos harrojmë assesi se nuk jemi në demokraci, as në teori e as në praktikë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!