Studimi më i fundit, njerëzit me këtë grup gjaku janë më pak të rrezikuar nga COVID-19

Personat me grupin e gjakut 0 janë më pak të prekshëm nga Covid-19 , deklaron një studim danez dhe sipas studiuesve ekziston mundësia që të mos sëmuren rëndë, megjithatë nevojiten studime të shumta në lidhje më këtë rast. Sipas studimit, grupet e gjakut mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksionit dhe shkallën e infektimit të tij.

Advertisements

Një studim danez zbuloi se mes 7,422 të cilët rezultuan pozitiv me Covid-19, vetëm 38,4% e të infektuarve rezultuan me grupin e gjakut 0 pozitiv, edhe pse në mesin e një grupi prej 2.2 milionë njerëzish që nuk ishin testuar, ai grup gjaku përbënte 41.7% të popullsisë.

Përveç studimit danez në të njëjtin konkluzion arrin edhe një studim kanadez, ku studiuesit zbuluan se mes 95 pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, pjesa më e madhe ishim me grupin e gjakut A ose AB. 84% e atyre personave kërkonin ventilim mekanik krahasuar me pacientët me grupin e gjakut 0 ose B, ku vetëm 61% e tyre kishin nevojë për ndihmë. Sipas po këtij studimi ata me grup A dhe AB rrinin më gjatë në kujdes intensiv, krahasuar me 0 dhe B.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë! Ndërron jetë nga Covid-19 gazetari i njohur shqiptar, kolegia e tij bën dedikimin prekës
Artikulli tjetërLajm i mire! Hapet një tjetër pikë kufitare për punëtorët sezonalë në Greqi, ja çfare duhet per te kaluar