Stresi dhe Keisi nuk janë më bashkë dhe duket se vendimi për përfundimin e martesës ka qenë i përbashkët.
Advertisements
Sipas reperit as ai e as Keisi nuk kanë qenë fajtor për ndarjen, sepse të dy e kanë lënë njëri-tjetrin.
I pyetur në intervistën “60 sekonda për Prive” nëse e la ai Keisin apo e la ajo, Stresi u përgjigj: “Lamë njëri-tjetrin”.
Advertisements
Pas kësaj përgjigjeje kuptohet se shanset për rikthim janë të pakta, ndërkohë që ata e dëshmuan këtë gjë edhe me anë të disa deklaratve të bëra disa javë më parë.
Gjatë intervistës për Prive, Stresi është shprehur se i ka harruar të dashurat që ka pasur dhe se kur t’i vijë radha do të martohet.
Reperi ka qenë i martuar zyrtarisht me Keisin, por ende nuk e dimë nëse pas ndarjes ata kanë përfunduar procedurat e divorcit mes tyre.
Para 2 vitesh Stresi dhe Keisi zbuluan se ishin martuar e madje flisin se kishin plane për një dasmë, por gjithçka mbeti në mes pas ndarjes së papritur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!