Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Autoriteti i Konkurencës njofton se ka kryer një inppektim në institucionet e Arsimit të Lartë në vend, publike dhe private, ku ka lënë dhe detyra për t’u përmbushur nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Advertisements
Hetimi i cili është hapur që në vitin 2018, ngarkon MARS-në që të kryejë një studim të tregut për përcakitimin e nevojave për specialistë, dhe orientimin e të rinjve në këtë drejtim.
Nga ana tjetër AK shton se aspekte të tjera si: përqindja e studentëve të cilët nuk kalojnë vitin, mesatarja e notës lëndore, numri i pedagogëve apo periudha e regjistrimit të studentëve, nuk janë objekt i hetimit nga Autoriteti i Konkurrencës.
Advertisements
Njoftimi i plotë:
Autoriteti i Konkurrencës nisur nga disa keqinformime në median e shkruar, lidhur me vendimin nr. 706, dt. 10.09.2020 “Për mbylljen e hetimit të përgjithshëm në Sektorin e Arsimit të Lartë;dhënien e disa rekomandimeve për MASR, INSTAT, IAL-të publike dhe private, si dhe disa detyrimeve për IAL private”, kërkon të saktësojë si më poshtë:
Hetimi i Përgjithshëm në Sektorin e Arsimit të Lartë është hapur nëpërmjet vendimit nr. 573, dt. 26.11.2018 “Për hapjen e procedurës së Hetimit të Përgjithshëm në Sektorin e Arsimit të Lartë”
Në paragrafin e dytë të vendimit, thuhet shprehimisht se: “Arsyeja e hapjes së hetimit është për të analizuar nivelin e konkurrencës në tregun e ofrimit të shërbimit të arsimit të lartë”. Nëpërmjet vendimit nr. 706, dt 10.09.2020: janë dhënë rekomandimet respektive për MASR, INSTAT dhe IAL-të publike e private.
MASR i është rekomanduar kryerja e një studimi tregu për përcaktimin e nevojave të tregut për specialistë, si dhe hartimi e propozimi i një kuadri ligjor lidhur me financimet e IALve private. Aspekte të tjera si: përqindja e studentëve të cilët nuk kalojnë vitin, mesatarja e notës lëndore, numri i pedagogëve apo periudha e regjistrimit të studentëve, nuk janë objekt i hetimit nga Autoriteti i Konkurrencës.
Autoriteti i Konkurrencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do kërkojë respektimin e rregullave dhe parimeve për sigurimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun e Arsimit të Lartë.
Arsyetimi i dhënë nga Komisioni i Konkurrencës është i qartë dhe i plotë, dhe nuk lë vend për keqkuptime apo keqinterpretime, prandaj i sjellim në vëmendje medias që vendimet e Autoritetit t’i konsiderojë si përfundimtare dhe pa nënkuptime.
Me Vendim nr. 706, datë 10.09.2020, Autoriteti i Konkurrencës, njofton se ka kryer hetimin në Arsimin e Lartë Publik për përputhshmërinë ligjore; dhe hetimin e thelluar për situatën ligjore, mësimore, prezencën në treg e çëshjet financiare në universitete.
Shqetësim kryesor në universitet private, janë tre çështje, që i kanë kthyer këto qëndra mësimore, në “punishte të pista e treg diplomash me shumicë”; sidomos në burimet financiare; ku janë këto 4 çudira, që janë kopje e 33 ish-universiteteve “kioska”, që me të drejtë u mbyllën para 6 vitesh:
Në 10 vitet fundit, në asnjë prej 21 universiteve private që janë në aktivitet, nuk ka ngelur e nuk është përsëritës viti nga asnjë student; përveç atyre që e kanë braktisur e rikthyer pas 2-7 vitesh.
Për 70% të studentëve në sistemin “Bachelor”, mesatarja e notës lëndore e 3 viteve dhe e diplomimit, rezulton 8-9; ndërsa 90% e studentëve në dy llojet “Master-Shkencor e Profesional” të jashtëm e të brendshëm, rezultojnë me mesatare 9-10.
Në çdo degë mësimore, ka 30-40% pedagogë, me tepër se standardi normativ mësimor, që kërkon vulumi i punës dhe numri studentëve; fakt që Autoriteti Konkurrencës e konsideron “lojë financiare” (lavatriçe) me normën fitim-humbje.
Në të 21 universitetet private, bëhen regjistrime studentësh; edhe 3-4 muaj pas fillimit të vitit akademik; të cilët falsifikohen nga universitet sikur kanë filluar në datën e caktuar dhe lejohen në heshtje nga MASR e certifikohen nga Inspektorati i Arsimit të Lartë (IAL).
Pa bërë komente, po publikojmë problemet e “pista”, detyrat dhe afatet kohore, që i janë lënë Ministres së Arsimit, Evis Kushi, për “pastrimin” e tyre ligjor:
– Të detyrohet çdo universitet privat, që sipas ligjit, brenda muajit mars 2021, të ndajnë llogarinë ekonomike-financiare “universitet” me NIPT të veçantë; nga llogaria ekonomike e krejt shoqërisë tregtare Shpk apo Sh.a. dhe fondacione qofshin këto edhe arsimore.
– Të ndalohet tregu i universiteteve private, në lidhje me numrin ligjor të studentëve e pedagogëve, mbasi është sistem “piramidal” e krejt jashtë kontrollit shtetëror; MASR duhet të kryejë studim të thelluar e të detyrojë zbatim standardesh para fillimit të vitit akademik 2020.
– Ministria e Arsimit, me grupe pune të posaçme, të hetojë me detaje e të zbardhë, burimet e financimit të universiteve private, për këto zëra bilanci: të ardhurat nga pagesat e studentëve; të ardhura nga shërbime të tjera të brendëshme; të ardhurat nga marrëdhëniet me palë jashtë institucionit, akordim fonde shteti e donacione dhe burime të tjera të ligjshme financimi.
– Të detyrojë pronarët e universiteteve private, të rregullojë me aktet e tyre të brendshme dhe të pasqyrojnë çdo muaj, adresimin e përdorimit të fondeve, të krijuara nga çdo burim të ardhurash.
– Të detyrohet çdo universitet privat, të bëjë transparencë, duke publikuar në faqet e tyre zyrtare, çdo të dhënë për përdorimin e fondeve që krijojnë nga të ardhurat. (para fillimit të këtij viti).
– Të detyrohet çdo universitet privat, të bëjë transparencë duke publikuar në faqet e tyre zyrtare e një kopje elektronike në MASR; për marrdhëniet financiare, me universitete e qendra, apo biznese jo univesitare brenda dhe jashtë Shqipërisë.
– Të detyrohet çdo universitet privat, të publikojë vendimet për çmimet e studimit, në çdo degë.
– Në çdo universitet privat, MASR, duhet të realizojë kontrollin cilësisë së pranimit të studentëve, të cilësisë së teksteve e mësidhënies, dhe bllokimin e lojës së konkurencës fiktive me universitetet e tjera, nëpërmjet çmimeve në degët mësimore “Bachelor” e “Master”.
Këtë hetim, të përmbledhur në 14 faqe me shqetësime konkrete, afro 90% të rënda deri në nivel “kaosi e abuzimesh” brenda universiteve private; Komisioni i Konkurencës ia ka çuar Ministres së Arsimit, Evis Kushi, si “detyrë prioritare”, me afate kohore të limituara për t’i futur në rrugën e ligjshmërisë./
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!