Sistemi shëndetësor nuk lë për të dëshiruar vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Pikërisht këtu licencimi i laboratorëve privatë për kryerjen e testimeve serologjike dhe atyre PCR ka ngjallur dyshime të forta.
Advertisements
Përveçse çmimeve shumë të larta, dyshimet ka pasur me faktin sesa të sakta janë këto teste. Qytetarët ankohen për pasaktësi në testime dhe rezultate.
I tillë është edhe një rast i një vajze nga Prishtina, ku brenda 24 orësh ka kryer 3 teste për COVID-19 në laboratorë privatë dhe ka marrë përgjigje të ndryshme
Advertisements
B.I e dërgoi vajzën e tij për të kryer testin PCR për koronavirus në një laborator privat dhe mori përgjigje se e bija ishte e infektuar. Duke mos u bindur për shkak se vajza dhe personat e tjerë të familjes nuk kishin asnjë simptomë, ai vendosi të shkojë në një klinikë tjetër.
Përgjigja e testit të dytë ishte negative, por sërish nuk u bind dhe vendosi që ta dërgojë vajzën edhe për një test të tretë. Edhe përgjigja e tretë doli negative, por lajmi i mirë i kushtoi, pasi për 3 testet e vajzës pagoi mbi 200 euro.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!