Si hyn dhe del nga Tirana që nesër/ Mbyllja e “Shqiponjës” që nga mesnata dhe devijimi i trafikut për 4 muajt në vijim

Pas mesnatës së kësaj të diele, në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja, në hyrje të Tiranës, do të ketë devijime të lëvizjes së automjeteve, për një periudhë 3-4 muaj, për shkak të punimeve që po bëhen. Por le të shohim së bashku se si do të lëvizet me makinë nga e hëna, për të dal dhe për të hyrë në kryeqytet.

Advertisements

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët do të vijnë nga drejtimi i Durrësit, nuk do të munden të kalojnë më në rreth-rrotullimin e sheshit shqiponja për të vijuar më pas drejt zogut të zi, por do kthehen djathtas, në një aks të ri rrugor të përshtatur, i cili është në drejtim të rrugës Teodor Keko.

Më pas, për të hyrë në Tiranë, drejtuesit e mjeteve mund të ndjekin unazën, drejt “Pallatit me Shigjeta”, , ose mund të përdorin rrugën Abedin Rexha, e njohur ndryshe rruga që të çon tek ish fusha e Aviacionit. Për të shkuar në destinacionet e tyre qytetarët mund të përdorin rrugët dytësore.

Advertisements

Ndërsa, për të dal nga Tirana, drejtuesit e automjeteve, që do të vijnë nga pallati me shigjeta drejt sheshit shqiponja, do të duhet të kthehen majtas në këtë rrugë të re të përshtatur, për të vijuar më pas në drejtim të Durrësit.

Dalja tjetër nga kryeqyteti, për drejtuesit e automjeteve që vijë nga Zogu i Zi, do të bëhet nëpërmjet kësaj rruge, siç shihet edhe në pamje. Devijimi është bërë vetëm pak metra përpara rreth-rrotullimit të sheshit Shqiponja, ku do të ketë edhe një ngushtim të rrugës, për të vijuar më pas djathtas.
vhttps://youtu.be/pa4A7sZe3dI

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMaskat/Kejvina Kthjella ashtu si nuk e kishit parë më parë! Performanca që “la pa fjalë”
Artikulli tjetërBledi Mane tregon mbathjet në mes të studios: Jam gati për lu ftë!