Shtatori muaji më i ngrohtë në historinë botërore, ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngrohtë në të gjithë botën, njoftoi shërbimi i motit Copernicus.

Advertisements

Ai ishte 0.05 gradë Celsius më i ngrohtë se shtatori i vitit të kaluar, i cili ka vendosur rekordin e mëparshëm të lartë.

Shkencëtarët thonë se ky është një tregues i qartë i temperaturave që nxiten nga emetimet e gazrave, që bën shoqëria njerëzore.

Advertisements

Copernicus, që është programi i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e Tokës, tha se ngrohtësia në Arktikun Siberian vazhdon të jetë shumë mbi mesataren.

Ky vit po ashtu parashikohet të jetë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në Evropë.

Sipas të dhënave të BE-së, që nga fundi i viteve 1970, temperaturat globale janë rritur për 0.2 gradë Celsius çdo dekadë./rel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKujtim Gjuzi me sn ajper në dorë, kë ka vënë në shënjestër deputeti i Kuvendit
Artikulli tjetërGazetarja pyet ministren për Ligjin e Medias, Rama nxiton ta sqarojë: Mos ngatërro OSBE me BE, s’i mbyll njeriu gojën, por …