‘Shqiptarët janë të dytët pas Sirianëve që po largohen nga vendi’

Këllici nëpërmjet një deklarate për mediat shprehet se Shqipëria është e dyta pas sirianëve që largohen nga vendi.
TIRANE– Kreu i FRPD-së, Belind Kelliçi ka qënë i pranishëm në stacionin e autobuzave në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm për të parë nga afër të rinjtë që largohen nga vendi.

Advertisements

Këllici nëpërmjet një deklarate për mediat shprehet se Shqipëria është e dyta pas sirianëve që largohen nga vendi. Nëpërmjet një video të publikuar ngë PD, shihen të rinjtë me valixhe në duar që po bëhen gati të nisen me autobusin e asaj ore .

Shqiptaret po ikin nga keqqeverisja e Edi Rames, po ikin prej shkaterrimit te sipermarrjes, po ikin prej mbylljes se vendeve te punes- shkruan Këlliçi.

Advertisements

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KREU I FRPD BELIND KËLLIÇI

Shqiptaret po largohen cdo dite! Shikoni pas meje keta autobuze. Eshte ora 04:30 e mengjesit, nje ore kur perdite me qindra te rinj ikin cdo dite nga vendi. Ikin se nuk kane pune, nuk kane mundesi. Sa herë që Edi Rama nuk di ç’të thotë për kërkesat e shumta të qytetarëve shqiptarë për azil në vendet e BE, sa herë që ai ballafaqohet me faktet tronditese se Shqiptaret jane te dytet pas Sirianeve qe po largohen nga vendi i tyre, ai nxjerr vemjen e bashkise per te larguar vemendjen me mashtrime e sulme te rendomta! 10 vite me pare, shqiptareve i’u rikthye dinjiteti te leviznin te lire, pa viza. Kete arritje historike te Shqiperise, sot Edi Rama po e ve ne diskutim. Edi Rama eshte ai qe po i detyron shqiptaret te emigrojne. 100 mijë të papunët e rinj, pa asnje mbeshtetje, pa asnje plan per punesimin e tyre, pa asnje vemendje nga qeveria, jane sot me syte nga azili. Megjithëse udhëtimi drejt BE-së është bërë pothuajse i pamundur për shumicën e njerëzve, kostot e udhëtimit janë të papërballueshme për 100 mijë të papunët e rinj, ata prapë i kanë sytë nga azili.

Akoma më tronditës është lajmi i shtimit të kërkesave për azil, kur 78% e tyre janë të rinj deri 34-vjeç, ndërsa 23% janë të mitur nën 17 vjeç.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Hë çfarë thoshte”/ Rama kujton Anetën e ndjerë teksa flet për Poloninë: Sa herë më shihte në televizor, sikur të kisha takuar ndonjë kushëri…
Artikulli tjetërHapen Kinemat…Ministrja Manastirliu urdhëron hapjen e tyre, duke zbatuar…