Safet Gjici bën gafën me banorët e Kukësit pasi ju dha moral për Covid-19

Kryetari Bashkisë së Kukësit së fundmi ka bërë përsëri një gafë. Ditën e djeshme në ditën e të moshuarve ka vizituar dy të moshuar në shtëpinë e tyre ku dhe u ka bërë moral në lidhje me pandeminë e Covid-19. Gjici gjatë kohës që ka qenë duke biseduar me banorët e Kukësit u ka thënë atyre që mos t’u japin dorën të tjerëve pasi sipas tij do të jenë të rrezikuar nga sëmundja vde kjeprurëse.

Advertisements

Ndërkohë pas disa minutash kryetari ka dalë nga shtëpia e tyre por njëhkohësisht ka harruar edhe fjalët që ka thënë kur ishte brenda saj.

Teksa po largohej Gjici ka shkelur dhe vetë rregullat e kufizimit të pandemisë pasi i ka dhënë dorën të moshuarës për t’i thënë mirupafshim. Siç shihet edhe në pamjet e publikuar nga vetë kryetari i Bashkisë së Kukësit shihet se Gjici edhe maskën nuk e ka vendosur si duhet gjatë momentit që i është afruar të zonjës së shtëpisë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSëmuret Kelment Balili, ‘Eskobari i Ballkanit’ shtrohet në spital
Artikulli tjetër“Trump leter falenderuese Ramës”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës