Rudina Hajdari nuk ‘qetësohet’: Bllokova foltoren sepse aq kam në dorë, nuk mund te

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari vijon të mbetet e nevrikosur sepse në Kuvend u votua Kodi Zgjedhor. Ndonëse bllokoi foltoren, nuk e pengoi votimin. Në djaaljen para gazetarëve, u shpreh se bllokimin e folotres e bëri sepse aq kishte në dorë dhe u përpoq me të gjitha mënyrat për të ndaluar procesin që e cilëson “farsë”.

Advertisements

Rudina Hajdari: E bllokova foltoren sepse shpreha revoltën që ka shumica e shqiptarëve që ishte personi që bëri premtimin në parlament se d të kthente sovranitetin popullit duke hapur listat që të votojnë në mnëyrë të drejtpërdrejtë ata kandidatë, deputetë që do ti votojnë nesër. Vuri mbi interesat e të gjithë shqiptarëve, vuri interesat e një grupi njerëzish, vuri interesat që përmendi edhe vetë.

Ndaj sot qëndrova deri në fund sepse këtë mjet kam në dorë. U përpoqa me të gjitha mënyrat për të ndaluar këtë proces farsë. Ndaj qëndrova në parlament dhe bllokova foltoren dhe u përpoqa ti shprehja kryeministrit që po mashtronte dhe po i shërbente vetëm një grupi njerëzish kur kishte shansin që të ndalonte seancën plenare.

Advertisements

Në fakt ju e patë mirë që formula që sollën ishte mashtrimi dhe farse elektorale. Këtu opozitarët për fat kanë ardhur rastësisht. Dhe mbaj përgjegjësinë para qytetarëve shqiptarë. Nuk jam këtu për pazare. Kryeministri po fliste për pazare dhe për mënyrën se si do të bënin partitë. Po të dëgjonit me vëmendje nuk kishte asgjë që të kishte të bënte me qytetarët shqiptarët. Kjo bëhet për ti rikthyer shqiptarëve sovranitetin. Ne e kemi parë këtë histori, ndal se nuk mund t’ja bëjmë këtë qytetarëve shqiptarë.

Nuk është ky i vetmi. Ndaj është Shqipëria sot e gllabëruar dhe nuk ka mundësi të përfaqësohet në Republikën e Shqipërisë. U përpoqa me të gjitha mënyrat për të ndaluar këtë farsë.(A.M/Faxweb.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak8-ditë pa ngrënë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve
Artikulli tjetërMos dilni pa çadër nga shtëpia/ Sot do ketë rrebeshe shiu dhe shtrëngata(HARTA)