Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në rubrikën “Opinion” deklaroi se PS i ka tradhtuar shqiptarët, për sa i përket çështjes së listave të hapura dhe premtimeve që ka bërë më herët.
Advertisements
Hajdari theksoi se Edi Rama veproi me manovër politike, duke bërë që listat e hapura të mos jenë më realitet.
“Bëjnë sikur hapin listat, është një manovër. Ata edhe në moment të fundit një mekanizëm, që të hedhin hi në sytë e shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë lista të hapura 100%. Rama kërkon të zgjedhë deputetët e preferuar. Listat e mbyllura sjellin memecë në parlament. E gjitha tregon se këta janë të njëjtit, nuk e ndryshojnë lëkurën e ujkut që kanë. PS po tradhton shqiptarët, për atë që ka thënë vetë. PS po degradon qytetarët shqiptarët, andaj duhet demaskuar totalisht kjo skemë”, tha Hajdari.
Advertisements
Rudina Hajdari theksoi se sistemi aktual zgjedhor duhet zhbërë, kurse nënvizoi se deputetët opozitarë në parlament duhet të mos votojnë Kodin Zgjedhor.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!