Rritja e rasteve të reja me COVID-19 ditët e fundit, Eugena Tomini zbulon faktorët kryesore që kanë ndikuar

Në vendin tonë ditët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të reja me COVID-19, ç’ka solli edhe vendosjen e maskave me detyrim edhe në rrugë.

Advertisements

Lidhur me këtë, ka folur shefja e Epidemiologjisë dhe Survejancës në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini.

Tomini thotë se rritja e rasteve të reja në Shqipëri ka ardhur si pasojë e ndikimit të dy faktorëve, rikthimit nga pushimet si dhe hapjes së bareve dhe restoranteve.

Advertisements

“Ne mbyllëm një javë tjetër me pozitivitet të lartë. Ndërkohë, kemi edhe rritje të personave të shtruar në spital dhe atyre që kanë kërkuar terapi intensive. Pozitiviteti vjen si rrjedhojë e disa ndërhyrjeve, duke filluar që nga kthimi i pushuesve nga periudha e verës. Kjo do të kishte një ndikim dhe e ka dhënë një gjë të tillë. Një ndikim tjetër kanë dhënë edhe baret dhe restorantet. Mbas 14 shtatorit, 14 tetori përkoi me një rritje të rasteve të reja. Duhet theksuar se edhe ndërgjegjësimi i popullatës ka pasur një ndikim madhor sa i përket mosrespektimit të masave. Rrethi i ngushtë i kontakteve me rastet pozitiv na është afruar shumë.

Parashikimi është se jo e gjithë popullata mund të infektohet. Ne kemi ndjekur një strategji të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre dhe nuk është se kemi gabuar shumë. Studime edhe për një test të shpejt, Akademia e Shkencave, QSUT, i kanë bërë gjatë kësaj periudhe. Kemi qenë nga 400 testime, kemi kaluar në 1200 testime. Strategjia e vjeshtë-dimër do të shtojë numrin e testimeve. Prandaj testimet në vijim do të kenë tendencë të rriten”,-tha Tomini.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ E rëndë, mjeti përpl as për vd ekje një person(Detaje)
Artikulli tjetërPse ta mbajmë maskën kudo? Mjeku Kalo shpjegon funksionin e saj për parandalimin e infektimit me Covid-19