Rinis seanca plenare, por Hajdari nuk lëshon foltoren e Kuvendit(Video)

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën parlamentare, pasi deputetja Rudina Hajdari nuk ka lëshuar foltoren pas përfundimit të minutazhit.

Advertisements

Seanca rinisi përsëri, por deputetja Hajdari vazhdon të qendrojë në foltore, ndërsa deputetët e tjerë po flasin nga vendi.

“Ju e keni përdhosur këtë vend, sepse për 30 vite keni bërë të njëjtat premtime si ata që kanë qenë dhe keni bërë rotacion dhe i keni lënë shqiptaret në baltë”, tha Hajdari kur edhe iu ndërpre fjala.

Advertisements

Ruçi: Uluni zonja Hajdari

(Hajdari flet pa mikrofon)

Ruçi: Ju bëj apel edhe njëherë, ndërpres seancën 15 minuta. Thërriti koshiencës tuaj se jeni në kundërshtim me rregulloren, nuk është veprim ky.

Ndërkohë debati për ndryshimet në kodin zgjedhor ka vijuar me tone të ashpra jo vetëm në sallën e Kuvendit, por edhe jashtë saj.

Deputeti Halit Valteri është përfshirë në diskutime të ashpra me Damian Gjiknurin. Situata ka eskaluar drejt konfrontimit fizik. Por situata është vënë në kontroll me ndërhyrjen e Gardës, që ka shmangur përp lasjen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRëndohet gjendja e 16-vjeçarit në Korçë, niset me urgjencë drejt Tiranës(Detaje)
Artikulli tjetërHalit Valteri “sherr” me Damian Gjiknurin jashtë sallës së Kuvendit, bodigardët hyjnë të ndajnë(VIDEO)