Në disa statuse në Insatstory, Veleshnja shkruan se lajmet e largimit të tij të emisionit dhe sherrin e ndpdhur mes tij dhe Luanës, janë të rreme.
TIRANË– Aktori Rezart Veleshnja ka mohuar lajmet se është larguar nga emisioni i Luana Vjollcës. “Shiko kush luan”. Në disa statuse në Insatstory, Veleshnja shkruan se lajmet e largimit të tij të emisionit dhe sherrin e ndpdhur mes tij dhe Luanës, janë të rreme.
Advertisements
Madje, aktori ofendon edhe gazetarin që e ka bërë lajmin të cilin ai e ka publikuar, duke e quajtur ‘palaco’. Ndërsa mungesën e tij në emision për javët e kaluara, e justifikon me fjalët: Kam qenë i zënë!
“O ti çun që mashtron duke bërë lajmë fake dhe merr 40 mijë lekë në muaj. Njerëz palace, s’ka asnjë sherr përveç faktit që kam qenë i zënë. Boll mashtruat,”- shkruan ai në një story, ndërkohë në një tjetër foto, ka publikuar veten e tij me maskën ‘Shiko kush luan’, si për të treguar se është ende në këtë emision.
Advertisements
Vetëm dy ditë më parë, Dosja.al raportoi për zërat e një sherri pas kuintave mes Veleshnjës dhe autorës së programit, Luana Vjollca. Siç duket, dyshja kanë bërë paqe, dhe aktori është sërish në punë, por moderatoren s’e ka bindur plotësisht….ajo ende nuk e ka ‘follow’ në Instagram.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!