Reshjet e shiut rikthehen përsëri sot, si do jetë moti për ditët në vazhdim (Parashikimi)

Pas dy ditëve me reshje shiu të vazhdueshme (dita e Hënë dhe ajo e Martë), reshjet e shiut intensive dhe relativisht problematike rikthehen sot dhe një pjesë të ditës së premte.

Advertisements

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti sot nis me vranësira mesatare deri të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Deri në orët e mesditës reshjet do të vazhdojnë me këtë intensitet ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim intensiteti bëhet mesatar dhe lokalisht deri i lartë. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës bregdetare dhe zonat veriperëndim-jugperëndim reshjet shtojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites deri ato të mesnatës reshjet do jenë me intensitet mesatar në të gjithë vendin ndërsa përgjatë vijës bregdetare, ultësirës perëndimore, verilindje por sidomos zonën e jugperëndimt reshjet do të jenë me intensitet të lartë. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë deri në orët e mëngjesit (06-07) të ditës së Premte në zonën e qendrës dhe atë të jugut. Sipas parashikimeve, zona e jugperëndimit mbetet përsëri zonë problematike me sasinë më të lartë të reshjeve.

Advertisements

Më pas vjen përmirësimi i situatës meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe apo pa maskë? Pipero flet pasi u bë viral në rrjetet sociale: Do dal dhe kundër vetes time se ka studime kontradiktore!
Artikulli tjetërIsh-kryeministri Berisha feston ditëlindjen, publikon foton me bashkëshorten, ja cfare shkruan