Ka qenë vetë Dorian Protoduari, që në momentin që Policia e Shtetit, ka mbërritur në lokalin e tij për t’i shoqëruar të atin, ka filmuar të gjithë skenën. Ai u kërkon llogari protestuesve për shoqërimin e të atit, dhe përfundon vetë në komisariat, bashkë me babain dhe të shoqen.
Advertisements
TIRANË– Familja Protoduari, një nga protagonistet e prostestës së Astirit, e udhëhequr nga Dorian Protoduari, është shoqëruar në polici. Dorian Protoduari, bashkë me të shoqen dhe babain e tij kanë përfunduar në komisariat për arsye ‘verfikimi’, por që deri më tani, mbeten të papërcaktuara konkretisht.
Ka qenë vetë Dorian Protoduari, që në momentin që Policia e Shtetit, ka mbërritur në lokalin e tij për t’i shoqëruar të atin, ka filmuar të gjithë skenën. Ai u kërkon llogari protestuesve për shoqërimin e të atit, dhe përfundon vetë në komisariat, bashkë me babain dhe të shoqen.
Advertisements
Pjesë nga biseda në video
Dorian Protoduari: Me çfarë arsye pra? Me çfarë arsye po e shoqëron?
Policia: Do ta sqarojmë në komisariat…
Dorian Protoduari: Arsyen, më shpjego arsyen? Ke kartë identiteti ti? A je oficeri?
Policia: Do ta sqarojmë në komisariat pot ë them, do ta sqarojmë atje
Dorian Protoduari: Lojera politike nuk mund të bëni dot ju këtu në lokal
Policia: Po jo o Dori s’kam lidhje fare unë. (bërtet një grua)
Dorian Protoduari: O komandant, me trego arsyen po të them, me të drejtë ligjore duhet të kesh një arsye.
Policia: Ec se nuk ju prek njeri me dorë. (bërtet një grua)
Dorian Protoduari: Edhe mua mo? Edhe mua më keni? Hajde se marr makinën time
(bërtet një grua)
Dorian Protoduari: Hajde mor se do vijnë mediat, vijnë mediat atje, hajde…Rama të q**** motrën.
Dorian Protoduari ka qëndruar katër muaj në paraburgim, gjatë protestës së Astirit që kundërshtonte ndërtimin e Unazës së Re.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!