Përfundimisht zbardhet vlera e makinës BMW e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas dokumentit që është paraqitur në gjykatë, një letër e kompanisë BMW nëpërmbjet ambasadës Shqiptare në Berlin, makina që përdor Lleshaj kushton plot 100 milionë lekë të vjetra.
Advertisements
Makina ka mbërritur në mars të këtij viti, pikërisht kur Shqipëria mori masat e para të mbylljes për shkak të pandemisë covid, dhe shpenzimet shtetërore për mjete të tilla duhet të kufizoheshin për tu drejtuar në të tjerë sektorë, e sidomos te shëndetësia.
Dokumenti del në dritë nga agjencia e lajmeve CNA, pasi ministri Lleshaj ka paditur agjencinë që ka shkruar për vlerën e makinës, një gjyq që vazhdon ende.
Advertisements
Çështja e makinës së Lleshajt u kthye në debat parlamentar, ministri tha se makina kushtoi 50 mijë euro, duke lënë jashtë 10 mijë eurot e TVSH që janë paguar për mjetin. E sipas përkthimit të bërë nga ministria e Drejtësisë për dokumentin, makina kap vlerën e 100 milionë lekëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!