“Po cigaren si ta pimë?”/ Qytetarët “mas akrojne” Ramën për maskat, kryeministri: Për ujë, nxirr paguren nga brezi, sa për duhanin…

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama u ritheksoi qytetarëve se mbajtja e maskës tashmë është e detyrueshme, në çdo ambient, përveç se shtëpisë. Por menjëherë në postimin e Ramës në Facebook kanë vështuar komentet. Shumë qytetarë janë skeptikë dhe shprehen se nuk do ta vendosin maskën, ose e konsiderojnë atë një “mjet kontrolli” të Ramës. Madje disa prej tyre ironizojnë këtë vendim të Ramës, dhe shprehen se në këtë mënyrë do i tregojnë edhe Angela Merkel-it sesi bëhet shtet. Për këtë, kryeministri nuk ka hezituar t’ju përgjigjet disa prej tyre.

Advertisements

KOMENTET:

Qytetari: Si te erdhi sufllqja mish patate salc kosi ? Maske ne rruge po kur te te pihet nje cigare si do ka bejne duhan piresit apo ska gje ? Te pihet uj ne rruge te haet si do ja bejne apo ska gje . Ju qe mbroni akoma keto mostra , po i beni keq vendit akoma me shume se keta . Une i pari skam per ta vendos masken ne ambjent te hapur . E mbaj prej 4 muajesh ne pune se aty duhet vertet”, i shkruan një prej tyre Ramës.

Advertisements

Rama: Kur te te pihet nje cigare e para do besh mire mos ta pish, per veten tende, po nese nuk ke aq fuqi sa te ruash mushkerite e tua, do ndalosh e do ta pish; kur te te pihet uje ne rruge meqe do shkosh ne kembe nga qyteti ne qytet, do ndalosh e do hapesh paguren qe do kesh ne brez dhe do ta pish; nese te hahet ne rruge do hapesh torben e udhetimit dhe do ulesh ne pyll e do hash nese je mes dy qyteteve, ndersa po te zuri uria ne qytet do hysh ne nje restorant, do ulesh, do heqesh masken dhe do hash! Sa per monstrat ti u merr te keqen te gjithe njerezve te logjikshem qe thone mendimin e tyre ketu, e shyqyr jane shumica derrmuese si kudo, po per veten tende e jo per “keta qe po i bejne keq vendit”, thirri mendjes e shih c’behet ne Itali, ne France, ne Amerike e kudo ne bote o te marrsha une ty e te gjitheve si ti te keqen e mendjes se lehte pupel”, përgjigjet Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Qytetari 2: Ne edhe bare do te hame edhe shoket dhe shoqet tane te Partise do ua veme veshin dhe gjithmone do t’ju bindemi urdherave dhe idaleve te Partise! Qe tani direkt edhe une qe nga Gjermania do e ve masken vetem per inat te Merkelit ta marri vesh si behet shtet! Posht armiqte dhe ideollogjit perendimore imperialiste, rrofte proletariati”, shkruan një qytetari.

Rama: Lumi ti me kete po sa fe hyje nentori tash po i sheh “inatin e Merkelit” dhe “idealet demokratike” kur te te mbyllin prape aty ku je! Zot i madh, edhe ne mes te Europes disa shqipo vazhdojne te mendojne e te flasin sikur jetojne ne hene, nderkohe qe bota s’po di nga t’ua mbaje me kete virus te mallkuar”, shkruan kryeministri në përgjigjen e tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKursi i këmbimit, ja ç’po ndodh me monedhat kryesore
Artikulli tjetërE trishtë! Ndërron jetë nga Covid-19 gazetari i njohur shqiptar, kolegia e tij bën dedikimin prekës