29 futbollistë ka thirrur trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja për ndeshjet e kombëtares kuqezi në muajin në tetor. Ashtu siç ishte paralajmëruar, janë grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Shqipërisë futbollistët Marko Molla (Bolonja), Sherif Kallaku (Lokomotiva Zagreb), Albi Doka (Gorica).
Advertisements
Por, tekniku italian u ka dhënë mundësinë dhe dy lojtarëve të nënkampionëve të Kroacisë, Lokomotiva Zagrebit; Jon Mersinajt dhe Enis Çokajt të thirren për të parën herë në karrierë me Shqipërinë.
roshi-5-800×450
Ndërkohë, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Elseid Hysaj dhe Odise Roshi nuk u ftuan nga Reja pas festës së fejesës së lojtarit të Akhmatit Groznit, Roshi, teksa ai dhe shokët e kombëtares morën pjesë duke thyer rregullat e karantinës.
Advertisements
Grumbullimin me Shqipërinë e ka humbur dhe Ardian Ismajli me Armando Sadikun. Futbollisti i ri i Specias ka pësuar dëmtim muskulor dhe ende nuk është riaftësuar, kurse sulmuesi i Erzurumit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në muajin shtator.
Në muajin tetor, kombëtarja jonë zhvillon 3 ndeshje; 1 miqësore me Armeninën (7 tetor) dhe dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve (me Kazakistanin në 11 tetor) dhe Lituaninë (14 tetor).
PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!