Parcelat mbushur plot me ka nabis, Artan Hoxha nxjerr pamjet e rë nda VIDEO

Gazetari thotë se ky është “Pylli i vërtetë orbital” i Shqipërisë, dhe shton se paratë që do të përfitohen nga kultivimi i ka nabisit, do të përdoren për ndërtime në Tiranë.

Advertisements

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar edhe një video nga investigimi i njoftuar mbrëmjen e djeshme, ku disa parcela me ka nabis lulëzojnë në vendin tonë. Në postimin e sotëm, Hoxha ka nxjerrë videon, ku vetë shihet i veshur me një jelek anti-pl umb. Gazetari thotë se ky është “Pylli i vërtetë orbital i Shqipërisë”, dhe shton se paratë që do të përfitohen nga kultivimi i ka nabisit, do të përdoren për ndërtime në Tiranë. Pamjet e filmuara nga Hoxha janë në Veri të vendit.

Advertisements

POSTIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:

“Se mos u mbetet hatri, kemi edhe video…Si gjithnje, me zë dhe figurq. Edhe pse një jelek antipl umb nuk është kurrë i tepërt… Ky është pylli i vërtetë orbital i Green Albania, që pasi të korret, do të mbjellë “beton orbital” në kryeqytetin e Lali Erit… Plot mor plot, u thye “bredhi” nga boçet, aq i mbarë është prodhimi… Dhe pastaj thoni, pse në Shqipërinë ku popullsia zvogëlohet, papunësia rritet, rroga e administratës mbetet qesharake, industria e ndërtimit vetëm lulëzon, ndërsa çmimi i apartamenteve dhe lokaleve luksoze, vetëm rritet…”.Më herët, gazetari nxorri edhe disa foto ku përshëndeste kryeministrin Edi Rama. Hoxha thoshte se Shqipëria e ka të garantuar markën e saj të ka nabisit në botë, “Made in Albania”. Gazetari po ashtu tregon se tregu i kan abisit po kap majat, ku çmimi ka shkuar nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Partia Demokratike padit për shpifje kryebashkiakun Erion Veliaj
Artikulli tjetërEdhe Veliaj kundër Ramës, pranon oligarkët që e akuzon opozita! Kryeministri ngelet ‘vetëm’ në mohimin e tyre