Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi të premten përdorimin e një testi të shpejtë diagnostikues për koronavirusin. Ky është testi i dytë i shpejtë që merr dritën jeshile nga OBSH, i cili bazohet te antigjenet për të treguar nëse një person është i infektuar apo jo me Covid-19.
Advertisements
“Këto teste janë të thjeshta për t’u përdorur dhe japin rezultate të besueshme në afërsisht 15 deri në 30 minuta, në vend të atyre që duan orë ose ditë, sigurisht kanë dhe një çmim më të ulët”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton The Guardian.
“Ky është një moment kritik në reagimin ndaj pandemisë. Ne i bëjmë thirrje çdo udhëheqësi vetëm të forcojë menyren si i përgjigjet situates, të vendosin masa që ne i dimë se mund ta frenojne përhapjen e virusit.
Advertisements
Atje ku deri tani po kontrollohet me sukses, e rëndësishme është që qeveritë të vazhdojnë, të qëndrojnë vigjilentë dhe të jenë të gatshëm dhe të investojnë në sistemet shëndetësore kombëtare, duke përfshirë gjurmimin e kontakteve”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!