Nis sot show më i famshëm në Shqipëri, “He ll’s Kitchen” i Renato Mekollit

Ditën e sotme nis transmetimin në Top Channel, show më i famshëm në Shqipëri, “Hell’s Kitchen”. Për të tretin vit radhazi, Renato Mekolli do të jetë shefi i kuzhinës dhe drejtuesi i show-t më të njohur dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Advertisements

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Mekolli është shprehur se ky sezon do të jetë më i egër sa dy sezonet e para. Madje para disa kohësh ndau me fansat një pozë ku tregonte duart me shenja dhe krahas saj shkruante se do të bëhet nami.

“Momente nga Hell’s Kitchen Albania 3. Në këtë sezon do të shikoni çfarë nuk keni parë 2 sezone, do të bëhet nami. Kaq kam për momentin. Së shpejti në Top Channel… Unë do t’ju ndjek larg Shqipërisë. Ju dua”, shkruante Renato krahas fotos që menjëherë mori shumë reagime.

Advertisements

Ndërkohë së fundmi, shefi më i njohur i kuzhinës u ka kërkuar fansave që ta shijojnë show-n dhe të mos merren me pjatat e thyera, se do vazhdojë që të bëjë një gjë të tillë deri në fund.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLuana Vjollca i jep fund lidhjes me biznesmenin? Zbulohet e vërteta
Artikulli tjetërPengu i 85-vjeçares nga Librazhdi, në kërkim të vajzës, por merr vesh lajmin e rëndë